E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nga kati i pestë në të parin/ Rrëzohet ashensori në Tiranë, plagosen dy persona

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur në ashënsorin e një pallati në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh’ në Unazën e re.

 

 

Pasi ka pësuar defekt, ashensori është rrëzuar nga kati i pestë në të parin.

Reklamë

 

 

Dy të dëmtuarit S. K., 56 vjeç, dhe S. K., 55 vjeçe janë dërguar në spital.

 

 

Incidentetet me ashensorët nuk kanë qenë të pakët në Tiranë, problem që lidhet me faktin që shumë pallate nuk kanë administrim.

 

Ashensorët si rregull, duhet të kontrollohen nga Agjencia e Mbikqyrjes së Tregut, mirëpo në jo pak raste kontrollet nga kompanitë private nuk kryhen sistematikisht.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.02.2023, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh).

Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës.

Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë