Ilir Meta bëri një mori deklaratash të forta në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus duke sqaruar pozicionin e tij në raport me bashkëshorten Monika Kryemadhi, armiqtë në parti, “dashurinë” me Berishën, frikën nga burgu prej SPAK si edhe përgjigjen ndaj pyetjes që është bërë shpesh në rrjetet sociale: Bën vetë apo është “çmendur”?!
“A je i çmendur apo bën vetë ?”
Në lidhje me pyetjen e mësipërme, Meta bëri ironi duke thënë se “Në fund tarallaku do të nxjerrë kartelën dhe do të përfitojë ulje dënimi (qesh).
Sakrifikimi i Kryemadhit
I pyetur për raportin me Kryemadhin, kreu i PL tha se po përpiqet që në parti të zhdukë nepotizmin dhe të instalojë meritokracia. Sipas tij, nuk ka asnjë krisje në marrëdhënien e tij me Kryemadhin, për të cilën tha se ka një kontribut të jashtëzakonshëm në parti.
Roland Zili: Ju po riktheheni dhe keni gjetur një formë interesante rikthimi. Por përtej mënyrës së komunikimit që keni zgjedhur, në këtë rikthim, në këtë lloj rilindje që doni t’i jepni partisë, keni dhe një marrëdhënie që shumë njerëz e shikojnë me habi. Një krisje të fortë me Monika Kryemadhin. A po e sakrifikoni Kryemadhin?
Ilir Meta: Kjo më kujton një histori me disa kolegët tuaj, të cilët gjithmonë më thoshin mua për nja dy tre kolegë ministra që kisha, “hiqi këta mo burrë”. Një ditë unë e hoqa një mikun tim, sepse duhej bërë një reformë, ai po e vononte. Këta kolgët që më thoshin vazhdimisht “hiqe”, kur e hoqa më thanë “atë e gjete ta heqësh”. Në këtë rast nuk është e njëjta gjë. Shumë prej jush gjithmonë keni thënë LSI parti familje, parti burrë e grua, etj. Kontributet e Monikës janë të jashtëzakonshme, që në kohën e PS-së, ajo tmerroi dynjanë, mbushi gjithë sallën e Pallatit të Kongreseve, e në vazhdimësi, është një figurë publike. Por a nuk keni thënë ju vazhdimisht këtë gjë? Në rastin aktual nuk ka asgjë kundër Monikës. Ka një problem të rëndësishëm që ka të bëjë me instalimin e meritokracinë në Partinë e Lirisë.
A do të arratiset në Hungari?
Kreu i PL foli edhe për një thashethem që po qarkullon në Tiranë, sipas të cilit ai po përgatit azilin në Hungari, ashtu si edhe Gruevski nëse gjërat shkojnë keq këtu.
“Gruevski bëri gabim që iku. Ai iku për shkak të nepotizmit, emëroi një kushëririn e tij shef, dhe pagoi kostot e tijj. Maqedonia në kohën e tij ka qenë një nga modelet më të sukseshmë”, tha Meta.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:





