Subscribe

Ka marre fund makthi për 4 fëmijë dhe një grua, të cilët prej vitesh ishin në kampin Al-Hol në Siri. Pak pas mesdites së kësaj të marte, ata kanë zbritur nga avioni shtetëror, të shoqëruar nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në një konferencë të improvizuar për shtyp në aeroportin Nënë Tereza, Edi Rama e cilësoi këtë hap të parë si shumë të rëndësishëm.

 

“Me vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar sidoqoftë të suksesshëm dhe ajo që është më e rëndësishme është që tani kemi bazën për të vazhduara me fazën e dytë. Fëmijët e tjerë janë indentifikuar, janë marrë një pjesë e mirë e kontakteve dhe besoj se do të kthejmë edhe pjesën tjetër këtu në Shqipëri.

 

Më tej kreu i qeverise theksoi se operacionet janë komplekse, ndërsa shtoi se disa fëmijë janë në vështirësi pasi prindërit e tyre vijojnë të jenë të radikalizuar.

 

“Bëhet fjalë për dy operacione komplekse që lidhen me futjen në territore ku duhen marrë parasysh më shumë se një faktor. Ajo që dua të them është që nuk ka dyshim që nxjerrja e fëmijëve nga një ferr nuk është si nxjerrja nga kopshti. Janë në mes edhe disa prej prindërve që mbeten në pozicionet e tyre radikale. E gjitha është komplekse. Puna e bërë në kamp ka qenë intensive. Siç e kam thënë edhe sot, e gjithë kjo është mundësuar falë strukturës së gjeneralit Abaz Ibrahim që më ka konfirmuar sot se operacioni do të vazhdojë. Është e vërtetë që edhe disa fëmijë janë në vështirësi të tyre. Por unë nuk dua të jap detaje”

 

E për këta persona të kthyer nga lufta, Rama siguroi se janë marrë të gjitha masat për riintegrimin e tyre

 

Të hënën u finalizua me sukses operacioni i drejtuar nga forcat libaneze dhe gjysme hena e kuqe e Sirisë, të cilët arritën që të nxirrnin nga kampi 5 shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *