Subscribe

Lista e Partisë Socialiste për kandidatët për deputetë kishte rezervuar disa supriza për emra të njohur. Kryeministri Edi Rama kishte vendosur që emra të vjetër t’i lërë në pozicione të pasigurta në lista. Mes tyre mund të përmendim emrin e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, i cili është i 23-ti në listën e Qarkut Tiranë.

 

Dy vende më lart është ish-ministrja Mimi Kodheli, ndërsa edhe ministri Pandeli Majko është në një pozicion “djegës” pasi është i 19-ti në listë. Supriza të tjera mes kandidatëve për Tiranën janë emrat e Romina Kukos (e 26-ta), Spartak Brahos (i 28-ti), Klodeta Dibrës (e 29-ta) apo edhe Eljo Hysko (i 32-ti).

 

Surpriza në listën e Qarkut Gjirokastër ishte emri i Bledi Çuçit, që aktualisht është ministër i Brendshëm. Edi Rama e ka vendosur atë të 21-tin. Në pozicione jo fituese janë edhe Robert Bitri, që nga LSI u bashkua me PS, i cili është vendosur në vendin e 11, si edhe emri i Artemis Malos, që është e 22-ta në listë.

 

E papritura në Vlorë ishte emri i Alket Hyseni, i cili është i 11-ti. Emri i Artemis Malos është vendosur edhe në listën e Qarkut Gjirokastër, por sërish në pozicion të pasigurt pasi është e katërta në listë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *