Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit për ulje...

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, humb jetë piloti

E kërkojnë disa klube në Serie A, por ja...

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga...

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit pas sherrit...

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit të anijes...

Raporti i OKB: Dëmet në Gaza arrijnë në mbi...

Ftesa për Netanyahun? Magyar pasi njoftoi rikthimin e Hungarisë...

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për...

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim çdo biznes...

Nga Evropa në Maqedoni të Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze

29 Dhjetor 17:03

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, ka zbuluar dhe goditur një rrjet që kontrabandonte vetura luksoze nga shtetet e Bashkimit Evropian (BE) drejt Maqedonisë së Veriut.

Bastisjet janë kryer të dielën e 29 dhjetorit në disa lokacione, përfshirë në Shkup, Negotinë, Dojran dhe Manastir, ku dyshohen të jenë përfshirë 10 persona.

“Aksioni ka për qëllim shuarjen e një grupi të organizuar kriminal që merret me kontrabandën e mjeteve të shtrenjta motorike, falsifikimin e dokumenteve dhe shpërdorimin e pozitës zyrtare, për të cilin mëngjesin e sotëm janë kryer kontrolle në disa lokacione”, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskit, në një postim në Facebook.

Mes të dyshuarve, janë identifikuar edhe dy zyrtarë të shërbimeve administrative për regjistrimin e automjeteve, për të cilët thuhet se kanë marrë pjesë në akte të kontrabandës, të falsifikimit të dokumenteve dhe dokumenteve zyrtare, si dhe fshehjen e mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor.

“Personat, gjatë viteve 2021 dhe 2022, me dokumente false dhe me numra falsë, kanë futur në vend makina të cilat kanë qenë lëndë e hetimit ndërkombëtar, si dhe makina të cilat në formë ndryshe i kanë ikur kontrollit doganor. Ata i regjistronin automjetet këtu dhe një pjesë për disa herë ndërmjet vete i kanë rishitur që ta fshehin kontrabandën, pas së cilës ua shitën përdoruesve të fundit”, shtoi Prokuroria Publike në njoftimin e saj.

Pas zhvillimit të procedurës paraprake dhe bazuar në provat e mbledhura, Prokuroria tha se do të ngrejë procedurë kundër gjithsej 10 personave.

Siç bëhet e ditur, njëri nga të dyshuarit është shtetas i Republikës së Greqisë, dhe ndjekja penale për të do të kalojë në juridiksionin e Greqisë, bazuar në bashkëpunimin e mëparshëm ndërmjet Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit dhe autoriteteve greke. /rel/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Evropa Maqedonia e Veriut mjetet luksoze Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien jashtë, Indri merr vendimin e papritur

më shumë...

Indri shkaktar për ndarjen nga i dashuri? Vanesa flet për marrrëdhënien me fermerin: Dua t’i rri afër

më shumë...

Indri i “vë kapakun” marrëdhënies me Vanesën: Nuk më është mbyllur plaga që kam pasur, s’mund të filloj diçka të re

më shumë...

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit për ulje të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:40

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen...

8:34

Mot i paqëndrueshëm në vend, vranësira dhe...

8:18

“Në dashuri tregohuni më të hapur ndaj...

1:54

Punëtorët shpërblehen nga Agai, 6 fermerët që...

1:48

Kush është fermeri që largohet nga Ferma...

12:15

“U pendova që e futa në shtëpi”,...

11:54

Indri shkaktar për ndarjen nga i dashuri?...

11:21

Indri i “vë kapakun” marrëdhënies me Vanesën:...

10:51

Përkushtim për kafshët dhe punët e fermës,...

10:41

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit...

10:39

Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç”...

10:13

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, humb jetë piloti

10:10

E kërkojnë disa klube në Serie A,...

10:06

Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e...

9:40

Ka lënë të dashurën jashtë,por i hapur...

9:27

Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet...

9:02

Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis...

8:56

Pesë shtete ende nuk e njohin Kosovën,...

8:51

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27...

8:37

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit...

Më të klikuarat

  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet se çfarë ndodhi...
  • Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhr...
  • Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin në polici
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.