E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Ilustrim · Vizion Plus

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara ndër vite.

Thuajse çdo vit kompania ofron akt-marrëveshje me abonentët, të cilët ndahen në tre kategori, familjet në nevojë dhe pensionistët, familjet dhe bizneset.

Enea Karakaçi, administrator i përgjithshëm i “OSHEE Grup”, gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus dha disa detaje mbi këtë skemë.

“Skema e re vlen për çdo abonent që ka një debi  të akumuluar ndër vite. Ne i japim mundësi që sipas kushteve financiare të paguajë detyrimet me këste deri në 20 vite, duke ulur deri në 70% kamatëvonesat. Kushti për të arritur këtë skemë është që abonenti të mos ketë detyrime të reja të vitit 2024-2025”, sqaroi Karakaçi.

Thuajse çdo vit kompania ofron skema lehtësuese për abonentët. Por a kanë ato rezultat?

“Vitin që shkoi ne arritëm të lidhnim 7 mijë aktmarrëveshje me klientë familjarë dhe biznese. Ka një reagim pozitiv të qytetarëve dhe për herë të parë detyrimet e papaguara në vitin që lamë pas u ulën. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që nga ky muaj të përfitojnë nga skemat e pagesave me këste”, tha Karakaçi.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh