E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nga 1 qershori do të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve pa kufizime

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se duke filluar nga kjo fundjavë hiqen kufizimet e lëvizjes dhe aktiviteteve të biznesit në çdo zonë, por nuk do të lejohet dalja nga perimetri i zonave të kuqe deri më 1 qershor.

Teksa informonte lidhur me planin e masave, ministrja bëri të ditur gjatë një komunikimi të gjitha aktivitetet që do të lejohen prej 1 qershorit duke zbatuar në mënyrë strikte masat dhe protokollet e sigurisë.

“Nisur nga vlerësimi epidemiologjik deri tani, sipas vendimit të Komitetit Teknik është vendosur që të ndjekim planin e miratuar në strategjine e rihapjes dhe nga data 1 Qershor: Lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, pa kufizim.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë