Nga 1 korriku, qytetarët e Tiranës që pajisen me abone për transportin urban, do të duhet të kenë me vete një foto si dhe kartën e identitetit.

 

Sipas shoqatës së transporteve, modeli i ri synon ti japë fund abuzimeve, por qytetarët thonë se vendimi është i padrejtë. Nëse deri më sot një abone ishte përdorur dhe nga familjarët e tjerë, tashmë me vendimin e ri një gjë e tillë është e pamundur.

 

Abonetë e reja është miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe do të përmbajnë foton dhe numrin personal të kartës së identitetit.

 

Në fjalën e tij kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Ferdinand Ibrahimi ka thënë se aboneja e re do të evitojë abuzimet.

 “Nuk lejohet asnjë abone në datën 1 për çdo qytetar pa patur fotografinë, emër mbiemër dhe ID sepse kjo abone do zbritet nga faturimin, nuk është e ligjishme, pra e humbet vlerën. Prandaj qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos krijojnë konflikt por duhet patjetër të vendosin fotografinë, emër mbiemër dhe ID”.

 

Ndërkaq theksojmë se ky ndryshim nuk prek çmimin e abonesë së përgjithshme, i cili do mbetet 1200 lekë për studentët dhe 1600 për qytetarët e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *