Kabineti i ri qeveritar pritet te kaloje këtë të hënë për votim në parlamentin e Kosovës.

Dy partite Vetevendosje dhe Lidhja Demokratike kane arritur me ne fund të gjejne gjuhen e perbashket. Analisti i njohur Nexhmedin Spahiu komentoi në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus, zhvillimet e oreve te fundit ne Prishtinë.

 

Intervista e ploten per Vizion Plus:

 

 

Vizion Plus: Sot, Albin Kurti dhe Isa Mustafa firmosën marrëveshjen e bashkëqeverisjeje. Kjo do të thotë se nesër, Kosovova do të bëhet me qeveri?

 

Po, besoj. E kam thënë gjithnjë që nga koha e fillimit të zgjedhjeve dhe kur pati shumë probleme në bërjen e qeverisë, se nuk do të ketë problem rreth harmonizimit të programeve qeveritare, të qeverisë së ardhshmë; por do të ketë problem kur të vijë puna e pazarit politik për ndarjen e pushtetit dhe kjo vërtetë ndodhi ashtu. Kjo marrëveshje ndodhi në minutën e fundit. Në momentin e fundit ligjor, dmth pasnesër ( te marten)  skadon afati ligjor  për bërjen e qeverisë. Nesër ( te hene) me gjasë do të kemi qeverinë e re, të kryesuar nga Albin Kurti.

 

Vizion Plus: Mendoni qe Albin Kurti do të gjejë votat e mjaftueshme në Parlament apo ende ka rrezik që të ketë edhe skenar të tjerë?

 

Jo, besoj se do t’i gjejë. Vërtetë marrëveshja tani funksionon, veç nëse ndodh që të bëhet pishman LDK-ja. Atëhere nesër ( te henen), Kurti do të jetë Kryeministri i ri i Kosovës.

 

Vizion Plus: Si e shikoni kabinetin e ri me 15 ministri?

 

Besoj ky është poshtërimi më i madh që i është bërë Albin Kurtit, për shkakun se kabineti I paraparë prej tyre, prej 12 Ministri do të nënkuptonte prej këtyre 12, 1 Ministri për Listën Serbe dhe 1 Ministri për Minoritetit Boshnjak. Tashmë që është bërë në 15, do të duhet të bëhen 2 Ministri për Listën Serbe. Por nuk është këtu problemi. Shtimi I numri të ministrive shihet si kompromis që ai bëri në luftën e tij kundër korrupsionit,  sepse shenja e parë anti-korrupsion ishte zvogëlimi I numrit të ministrive dhe meqenese ai u detyrua ta rrisë numrin e ministrive për ta arritur marrëveshjen me LDK-në, atëherë ky është një lloj turpërimi i tij, sepse hëngri fjalët e veta në fakt. Do të thotë, të bënte kompromis me luftën kundër-korrupsionit.

 

Vizion Plus: Dy liderët theksuan se për postin e Presidentit do të diskutojnë më vonë, cilës parti do t’I takojë të propozojë emrin e ri të kreut të shtetit?

 

Ka kohë deri atëherë se çfarë do të bëhet për punën e Presidentit. Gjithsesi, Presidenti duhet të zgjidhet me 2/3 de facto të Parlamentit dhe duhen kompromise më të gjera për të arritur deri tek zgjedhja e Presidentit, në të kundërt do të shkohet në zgjedhje të reja. Kurti ka mundësinë që të dëshmojë veten, të dëshmojë se sa është I aftë për të qeverisur dhe ndoshta mund të ndodhë që pas një viti të shkohet në zgjedhje të reja. Mund të ndodhë që problemi i Presidentit të shkaktojë telashe të reja në koalicionin qeveritar ose të mospërputhjes së opinionit të VV dhe LDK-së lidhur me presidentin apo qoftë për shkak të mossigurimit të numrit tjetër të duhur tëvotave që do të jenë të nevojshme për President. Sepse tani, gjithsej LDK dhe VV kanë 57 vende nga 120 vend në Parlament, shto këtu edhe 10 të minoriteteve joserbe që bëhen gjithsej 67. Plotësisht e mjaftueshme për të krijuar qeverinë, sepse qeveria bëhet me 61 vota minimum. Por, për të zgjedhur Presidentin, kjo edhe nëse shtohen 10 votat e Listës Serbe që numri arrin deri në 77, por jo 80. Do të duhen të paktën edhe 3 vota të opozitës për të zgjedhur Presidentin dhe këtu mund të ketë telashme. Të cilat do t’I shohim se si zhvillohen gjërat kur të vijë puna në rendin e ditës.

 

Vizion Plus: Cilat do të jenë sipas jush sfidat me të cilat do të përballet qeveria e re e Kosovës?

 

Sfida kryesore është lufta kundër korrupsionit, edhe ajo për të cilën është votuar Albin Kurti dhe për këtë ka dalë fitues i zgjedhjeve. Kjo është një sfidë ku ai duhet ta dëshmojë veten. Tani kemi cdo vit nga 5000 veta që heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës dhe kemi shumë më tepër të cilët ecin drej Perëndimit përmes vizave. Imagjino çfarë mund të ndodhte në një rast kur mund të liberalizoheshin vizat. Kjo për shkak të një gjende depresive që po kroijohet dhe thellohet në Kosovë çdo ditë e më tepër. Nëse qeveria e Albin Kurtit nuk do të japë një shpresë që gjërat do të ndryshojnë për të mirë, atëherë kjo krizë do të thellohet akoma edhe më shumë.

Sfida tjetër është dialogu me Serbinë, si një interes kombëtar I Koosvës, për të çuar më përpara axhendën e situimit ndërkombëtar të Kosovës. Janë dy procese që janë të varshme me njëra-tjetërn. Anëtarësimi I Kosovës në OKB dhe njohja nga ana e Serbisë. Dorë në zemër, as anëtarësimi I Kosovës në OKB nuk do të thotë njohje nga ana e Serbisë. Por as njohja e Serbisë nuk do të thotë automatikisht anëtarësim në OKB. Por, gjithsesei, që të ndodhë e para nga këto procese do ta ndihmojnë, do ta lehtësojë procesin tjetër. Ky është një sfidë që e pret qeverinë e re.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *