New York-u ka tejkaluar Spanjën me numrin e rasteve të konfirmuara me koronavirus.

 

Këtë të enjte, shteti i SHBA-ve numëron 151,171 të infektuar, ndërsa Spanja shënon 148,220 të prekur. Nga ana tjetër, Italia renditet në vendin e tretë për numrin e rasteve pozitive me COVID-19.

 

Kryebashkiaku Andrew Cuomo ka deklaruar se trendi i përgjithshëm ende duket pozitiv, meqë shkalla e hospitalizimeve ka shënuar rënie në vendin që është epiqendër e epidemisë në SHBA.

 

SHBA kishte parashikuar më herët se rreth 100 mijë deri në 200 mijë amerikanë mund të humbin jetën nga virusi.

 

Në total, numri i të infektuarve në të gjithë Amerikën ka shkuar në 435,160 , ndërsa personat që kanë humbur jetën janë 14,797.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *