E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 33 minuta më parë
Kronikë

New York Times: Ushtria izraelite hodhi 2 bomba që peshojnë nga një ton në kampin palestinez

Ushtria izraelite thuhet se përdori dy bomba me peshë pothuajse një ton secila për të goditur kampin palestinez të Jabaliya. 

 

Këtë gje e raporton New York Times, duke e bazuar analizën e saj në elemente vizuale si imazhet satelitore, fotot dhe videot.

 

Reklamë

Nderkohe, operacioni tokësor në Rrip vazhdon.

 

Zëdhënësi ushtarak tha se “ushtarët vranë dhjetëra terroristë dhe shkatërruan infrastrukturën e Hamasit”.

 

Dje, shpjegoi zëdhënësi izraelit, “ka pasur tentativa të shumta ndaj ushtarëve nga tunelet dhe komplekset ushtarake në veri të Rripit”.

 

Gjatë natës, “në një sulm të synuar në jug të Rripit, trupat e blinduara dhe inxhinierët hartuan ndërtesat dhe neutralizuan pajisje shpërthyese. Gjatë operacionit, ushtarët u përballën me një celulë terroriste”, anëtarët e së cilës u vranë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë