Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 May 2026
Vizion fokus

Netanyahu: Duam të bëhemi të pavarur nga ndihma ushtarake...

“Krejtësisht e papranueshme”, Trump refuzon përgjigjen e Iranit, rriten çmimet...

Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike bërthamore nëse...

Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën: Nëse mbështesni veprimet e...

170 banesa sociale ndahen këtë vit për të pastrehët

Banesë me qira në “AirBNB” me leverdi, qiratë pritet...

“Lidershipi ka uzurpuar PD për interesa personale”, Salianji nga...

Prona si mjet fitimi, jo strehimi. A po kërcënon...

Dhuna në “Elbasan Arena”, dhjetë tifozë të KF Tiranës...

Trump dhe Xi takohen në Pekin, në tryezë Irani,...

“New York Times”: Tirana, qytet kozmopolitan, e ardhmja e shkëlqyer e Shqipërisë

7 Shtator 12:43

Gazeta e njohur amerikane “New York Times”, i ka kushtuar njw artikull të gjatë trasformimeve të mwdha që ka pësuar Tirana gjatë viteve të fundit. Në shkrim, Tirana cilësohet si kryeqyteti, ku përplaset historia e çuditshme dhe e ardhmja e ndritur e vendit.

 

Artikulli i publikuar në gazetën më me influencë në SHBA thotë se gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria është cilësuar nga turistët si ai vendi i rrallë: një qoshe thuajse fare e pazbuluar e Europës, me një kryeqytet kozmopolitan, me restorante të reja, dyqane dhe galeri, që përzihen me trashëgiminë thuajse surrealiste të së kaluarës.

 

“Për të kuptuar përplasjen e epokave në Tiranë mjafton të vizitoni Sheshin “Skënderbej”, i rinovuar së fundi me shatërvane dhe pllaka të trëndafilta graniti, që mban mbi vete xhaminë me minare të Shekullit të XVIII, një Kishë Orthodhokse shqiptare në formë kubeje e hapur në vitin 2012, një sërë ndërtesash qeveritare që jehojnë arkitekturën fashiste të Italisë së Musolinit dhe një monolith brutal ku ndodhet Muzeu Historik Kombëtar”, shkruan gazetari i New York Times, Alexander Lobrano.

 

Artikulli përshkruan shkurtimisht të kaluarën e vështirë të Shqipërisë nën sundimin Osman dhe komunist, e më pas gumëzhimat e para të një zgjimi kulturor në 1991.

 

 

“Tirana mund të mos jetë një skenë e fortë avantgarde, por ngacmon guximshëm me ikonoklasikën e saj – Piramida, një monument i madh kushtuar Hoxhës në qendër të qytetit, është sot një vend i njohur për skate boarder – dhe dëshirën për të jetuar, me të cilën ka joshur shumë turistë”, vijon artikulli i prestigjozes amerikane.

 

 

 

 

Pak nga shkrimi i New York Times:

 

 

Në kryeqytetin shqiptar, aty ku përplaset historia e çuditshme dhe e ardhmja e ndritur e vendit

Pesë vitet e fundit, Shqipëria është cilësuar nga turistët si ai vendi i rrallë: një cep thuajse fare i pazbuluar i Europës (me rreth 265 milje vijë bregdetare). Vendi i vogël Ballkanik shtrihet përgjatë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit, përballë takës së çizmes së Italisë dhe më pak se 45 minuta me target nga ishulli grek i Korfuzit. Së fundmi, në bregdet janë hapur resortet e para e teksa plazhet e qytetit të Sarandës dhe Vlorës po bëhen gjithnjë e më të rehatshme, po ashtu edhe Tirana – kryeqyteti i vendit, me një popullsi mbi gjysmë milionë dhe 22 milje tokë – po zhvillohet si një qytet kozmopolitan, me restorante të reja, dyqane dhe galeri, të cilat përzihen me trashëgiminë thuajse surrealiste të së kaluarës së qytetit. Për të kuptuar përplasjen e epokave në Tiranë mjafton të vizitoni Sheshin “Skënderbej”, i rinovuar së fundi me shatërvane dhe pllaka të trëndafilta graniti, që mban mbi vete xhaminë me minare të Shekullit të XVIII, një Kishë Orthodhokse shqiptare në formë kubeje e hapur në vitin 2012, një sërë ndërtesash qeveritare që jehojnë arkitekturën fashiste të Italisë së Mussolinit dhe një monolith brutal ku ndodhet Muzeu Historik Kombëtar.

 

E banuar në kohë të lashta nga fiset Ilire dhe greke, Shqipëria kaloi më shumë se katër shekuj si pjesë e Perandorisë Osmane. Pas 1912, u shndërrua në një monarki me prirje fashiste, e mandej, me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, një shtet komunist i sunduar nga diktatori famëkeq Enver Hoxha. Në 1991, një vit pas shumë prej fqinjëve të saj nga Blloku i Lindjes, vendi zhvilloi zgjedhjet e para demokratike, e po ashtu ndjeu gumëzhimat e para të një zgjimi kulturor. Tirana mund të mos jetë një skenë e fortë avantgarde, por ngacmon guximshëm me ikonoklasikën e saj– Piramida, një monument i madh kushtuar Hoxhës në qendër të qytetit, është sot një vend i njohur për skate boarder – dhe dëshirën për të jetuar, me të cilën ka joshur shumë turistë.

Posted Under:
Vendi
Tagged:
E Ardhme Gazete New York Times Shqipëri Tirana

Nga e njëjta kategori

Aksident i rëndë në Lushnjë, humb jetën 71-vjeçari

më shumë...

Vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, parashikimi i motit për sot

më shumë...

170 banesa sociale ndahen këtë vit për të pastrehët

më shumë...

“Pse nuk është kapur akoma autori?”, të afërmit e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi, 25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-burri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:33

Aksident i rëndë në Lushnjë, humb jetën...

8:55

Netanyahu: Duam të bëhemi të pavarur nga...

8:42

“Krejtësisht e papranueshme”, Trump refuzon përgjigjen e Iranit,...

8:18

“Situata financiare do jetë e brishtë”, parashikimi...

8:08

Vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, parashikimi...

10:42

Mos printoni faturë pas tërheqjes në bankomat,...

10:23

Gjashtë ushqimet që nuk duhen ruajtur kurrë...

10:05

Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike...

9:34

Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën: Nëse mbështesni...

8:44

170 banesa sociale ndahen këtë vit për...

8:37

“Pse nuk është kapur akoma autori?”, të...

8:22

Lezhë/ Dhunohet ish-kryetari i PD-së në Dajç,...

8:11

Banesë me qira në “AirBNB” me leverdi,...

8:01

“Lidershipi ka uzurpuar PD për interesa personale”,...

7:46

Prona si mjet fitimi, jo strehimi. A...

7:28

Dhuna në “Elbasan Arena”, dhjetë tifozë të...

6:52

Pesë shenjat e zodiakut që do të...

6:24

Berisha e quajti Gonzaton “ambasador të Ramës”,...

6:04

Trump dhe Xi takohen në Pekin, në...

5:28

Irani i përgjigjet SHBA-së për paqen, Teherani...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”/ Moza flet për par...
  • Mos printoni faturë pas tërheqjes në bankomat, ja çfarë para...
  • Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike b...
  • Aksident me vdekje në Durrës
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.