E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Netanyahu udhëton drejt SHBA, pritet të takohet me Biden të martën

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet të martën me presidentin amerikan Joe Biden, sipas një deklarate të lëshuar sot nga zyra e Netanyahut.

Udhëheqësi izraelit do të udhëtojë për në SHBA nesër në mëngjes, sipas deklaratës.

Lufta në Lindjen e Mesme ka vrarë shumë civilë, gjë e cila herë pas herë ka sjellë kundërshti mes dy vendeve. Izraeli këmbëngul që nuk do i japë fund luftës derisa të eliminojë Hamasin, ndërsa SHBA i kërkon që të garantojë sigurinë e civilëve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë