Subscribe

Kur mbeten dhe pak orë nga nisja e procesit të votimit brenda Partisë Demokratike për kryetarin e ri të saj, ende disa prej kandidatëve nuk kanë sjell listat e përfaqësuesve të tyre në Komisionet Zgjedhore.

I ndodhur përpara kësaj situate, Jemin Gjana, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në PD, i bëri një apel të gjithë kandidatëve.

 

Nëse do ketë raste që do mungojnë se nuk do dërgohen, apo do dërgohen lista që nuk janë anëtar të PD, ata nuk mund të bëhen pjesë e Komisionit. Kjo s’do të thotë që qendrat s’do të hapen dhe procesi s’do të filloi

 

I vetmi që deri më tani ka dorëzuar listat është Fatbardh Kadilli, ndërsa Agron Shehaj ka konfirmuar se do dorëzohen brenda ditës së sotme. Ndërsa sipas Gjanës, nga Edit Harxhi nuk ka asnjë përgjigje.

 

Kandidatët që nuk e zhvillojnë përgjegjësinë e tyre për të sjellë emrat, janë në të drejtën e tyre. Komisioni nuk cakton përfaqësues të kandidatëve.

 

Jemin Gjana konfirmoi se tashmë pothuajse çdo gjë është gati dhe se materialet zgjedhore tashmë janë dorëzuar në të gjithë qendrat e votimit, ku të dielën në orën 8, do të nis votimi për kryetarin e ardhshëm të Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *