Java e 14 e Kategorisë Superiore starton këtë të premte me ndeshjen Kukësi-Vllaznia. Kuqeblutë  po kalojnë një sezon të shkëlqyer pasi janë shkëputur me një diferencë prej 9 pikësh nga vendi i dytë . Dhe sipas teknikut gjerman Tomas Brdaric, djemtë janë të motivuar 100 % për të fituar çdo ndeshje.

“THOMAS BRDARIC / TRAJNER I VLLAZNISË

‘Kemi lojtarë të supermotivuar dhe jemi gati. Kemi lojtarë për nesër, nuk ankohemi. Gurishta, Hoxhaj, Dunga dhe Da Silva nuk luajnë . Mendoj se kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojnë. Lojtarët janë të përqendruar dhe e kanë treguar në përgatitje ashtu siç ua kemi kërkuar. Them se do të jemi konkurrues nesër. Kukësin e kemi marrë seriozisht. I dimë pikat e forta të tyre. Të bëjmë maksimumin për të fituar dhe të marrim pikë ndaj tyre.”

Verilindorët janë një nga dy skuadrat që kanë mundur Vllaznisë edhe për këtë, Brdaric u përgjigj me një batutë

“Padyshim që pres një ndeshje ndryshe. Pres një skuadër sulmuese. Nuk dua të luajmë me 11 portierë. Nga ajo humbje kemi  mësuar shumë. Duhet të vazhdojmë përpara dhe të tregojmë përqendrim maksimal. Të zbatojmë porositë për ndeshjen e nesërme.”

I pranishëm në konferencën për shtyp ishte dhe sulmuesi Arlind Kalaja, i cili tregoi se djemtë janë përgatitur vetëm për fitore.

“ARLIND KALAJA / FUTBOLLIST

Absolutisht  që e kemi përgatitur takimin me Kukësin, ndeshja që ka shkuar na ka bërë mirë sepse e kemi njohur mirë kundërshtarin, por i dimë aftësitë tona edhe nuk duam të mendojmë për të shkuarën por për të ardhmen jemi një grup shumë i lidhur dhe kjo transmetohet shumë qartë në fushën e lojës.”

Ndeshja tjetër e programuar për nesër është ajo mes Teutës dhe Bylisit në Niko Dovana ndërsa të dyja takimet do të luhen në orën 18:00.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *