Nëse nuk gjendet një vaksinë kundër COVID-19, Australia mund ta vazhdojë të aplikojë masën e distancimit social për një vit.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison shfaqet dyshues për zhvillimin e një vaksine, e për këtë arsye ai paralajmëroi që qytetarët duhet të mësohen me distancimin.

Në Australi janë shënuar deri më tani 65 viktima dhe 6,523 të infektuar.

“Kurrë nuk ka pasur një vaksinë për viruset SARS ose MERS dhe distancimi social është diçka për të cilën duhet të mësohemi. Padyshim, përderisa virusi është përhapur në të gjithë botën duhet të jetë një instikt natyror”, tha Morrison.

Njerëzit në Australi janë duke konsumuar më shumë alkool teksa qëndrojnë në shtëpi gjatë izolimit për shkak të parandalimit të koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *