Në Londër po zhvillohet një tryezë me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Rama u pyet për pozitën e Kosovës sot në Ballkan dhe për përparimin e saj si shtet drejt anëtarësimit në BE.
Lexo edhe :
Rama tha se Kosova duhet të harrojë Serbinë dhe të mos e bëjë një çështje kryesore marrëdhënien dypalëshe.
Sipas tij, Kosova duhet të fokusohet në përmbushjen e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga dialogu me Serbinë, pa u kushtëzuar nga veprimet e Beogradit.
Rama: Që të jetë e suksesshme Kosova duhet të harrojë Serbinë, fjalë për fjalë dhe duhet të realizojë të gjitha pikat që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht nga Serbia, pra ata t’ia lënë topin në fushë Serbisë dhe të ecin para drejt Europës duke lënë Europën të merret me Serbinë dhe mos ta lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në çështje fajësimi midis të dyjave megjithatë është mendimi im ky, unë respektoj atë që vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për vendin e tyre.
/vizionplus.tv






