E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Nënpresidenti amerikan sërish me gjuhë të ashpër ndaj Evropës: Do të kemi aleanca vetëm nëse shtetet ecin në drejtimin e duhur

J.D. Vance mbrojti sot negociatat e Presidentit Donald Trump me homologun e tij rus Vladimir Putin, duke thënë se fundi i luftës Rusi-Ukrainë është afër.

Nënpresidenti amerikan nisi një sulm të ri verbal të ashpër ndaj Evropës, pas fjalimit të tij të mbajtur të premten e kaluar në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Reklamë

“Si do ta përfundoni luftën nëse nuk flisni me Rusinë?”, tha Vance në konferencën vjetore konservatore CPAC në Maryland.

“Unë me të vërtetë besoj se jemi në pragun e paqes në Evropë për herë të parë në tre vitet e fundit”, shtoi ai.

Reklamë

Në fjalën e tij ai sulmoi sërish Evropën, duke thënë se SHBA-ja padyshim do të vazhdojë të ketë aleanca me Evropën, por theksoi se beson se forca e këtyre aleancave do të varet nëse shoqëritë e këtyre vendeve po ecin në “drejtimin e duhur”.

Sipas tij, kërcënimi më i madh me të cilin përballet Evropa është migrimi i parregullt, duke thënë se njerëzit në mbarë botën duhet të kenë të drejtë të flasin kundër emigrantëve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë