Marrëveshja e arritur pak ditë më parë mes forcave politike për administrimin zgjedhor në Shqiperi u përshendet edhe nga nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul.

Nëpërmjet një postimi në twitter, zyrtari gjerman i bëri thirrje palëve politike në Tiranë që të vijojnë negociata edhe për 15 kushtet që Shqipeëria duhet të plotësojë para se të nisë negociatat e pranimit në BE.

Johann Wadephul tha se ka enede dallime që duhet të tejkalohen mes palëve para se te kemi një reform zgjedhore të plotë që përmbysh standartet e kërkuara nga BE.

Zgjedhjet e lira dhe te ndershme janë parakusht për rrugën e Shqipërisë drejt BE, shtoi nënkryetari i grupit CDU/CSU, Johann Wadephul.

Marrëveshja mes qeverisë dhe opozitës mbi një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore duhet të inkurajojë shtyrjen përpara të negociatave të vështira mbi 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria para se të mund të fillojnë negociatat e anëtarësimit.Jam i lumtur të vazhdoj të ofroj mbështetje. Sepse vetëm tek Reforma Zgjedhore ka akoma shumë diferenca mes palëve të cilat duhet të tejkalohen me qëllim garantimin e të drejtës së votës në përputhje me standartet e BE dhe OSBE.Kjo është mënyra e vetme që më në fund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ato janë parakusht për rrugën drejt BE. Nxis të dyja palët të vazhdojnë punën me shpirt konstruktiviteti! Eshte arritur dakordesi per nje pjese te Reformes zgjedhore, ka ende diferenca qe duhet te arrihen per te hapur negociatat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *