Ngjarja e tre diteve më parë ku dy të rinjë u gjetën të helmuar ,në fshatin Xhyrë të rrethit të Librazhdit, ku si pasojë nusja   19-vjeçarja, e cila kishte vetëm 5 ditë martesë, gjeti vdekjen, ndërsa bashkëshorti i saj arriti të mbijetonte pas kurimit në spital.

Në një deklaratë për mediat, Olsi pas daljes nga spitali është shprehur se ato janë helmuar si pasojë e një mangalli që kishin ndezur në dhomën e gjumit për tu ngrohur.

Por  familjarët e Rezartës nuk e besojnë këtë version, duke u shprehur se ato kanë dyshimet e tyre. Në një prononcim për mediat i vëllai, nëna dhe babai  ,  janë shprehur se do të denoncojnë rastin, pasi kërkojnë që të zhvillohen hetimet në lidhje me ngjarjen.

Mes lotësh dhe dhimbjes e ëma e 19-vjeçares, e kapur nga krahu nga djali, kërkojnë të zbardhet e vërteta;

 

“Nuk besojmë se fëmijet janë helmuar nga mangalli. Kemi dyshimet tona. Xhaxhai i vajzes I cili ka kontaktuar mjekun, eshte shprehur se kanë pirë një shishe fotoksinë.”- janë shprehur familjarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *