E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nëna e 15-vjeçarit padit Veliun/ Kërkon dëmshpërblim për dëmtim të imazhit

Nëna e 15-vjecarit që u dhunua nga policia ka paditur  në Gjykatën e Tiranës Drejtorin e Përgjithshëm të Policise se Shtetit, Ardi Veliu.

Reklamë

Zaida Cobo, akuzon Veliun se me publikimin e videos ka nxjerre te dhenat personale duke cenaur dinjitetin e saj.

Reklamë

Nëna e të miturit kërkon  dëmshpërblim nje milion lekë. Veliu publikoi një video të marrë nga rrjetet sociale të Zaida Cobos, ku ajo shihej me pistoletë në dorë në skenat e xhirimit të një filmi.

Këtë video kreu i policise e shfaqi për të justifikuar dhunën e policisë ndaj 15-vjeçarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë