E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nëna braktis fëmijët në Durrës, nis hetimi për 33-vjeçaren! Reagon MSH: 3 të miturit dhe e ëma janë në spital

Tre të mitur u gjetën sot  të braktisur nga e ëma në banesën e tyre në Durrës. Policia njofton se ka qenë gjyshja e të miturve e cila ka njoftuar policinë se ish-nusja e djalit kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte.

Pas denoncimit, policia njofton se ka nisur hetimet ndaj shtetases B. B., 33 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

“Procedimi penal nisi pasi ditën e sotme, rreth orës 17:20, shtetasja D. V. ka kallëzuar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonin”, thuhet në njoftim.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, ndërhynë duke marrë në mbrojtje tre të miturit. Fëmijët u transportuan në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u morën në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës.

Reklamë

Ndërkohë, lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në një deklaratë për media, Shërbimi Social Shtetëror bën me dije se, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë marrë deklaratat përkatëse nga nëna, fëmijët dhe gjyshja e tyre.

Sipas njoftimit zyrtar, tre fëmijët kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna. Atyre u është siguruar ushqimi dhe veshmbathja e nevojshme.

Ministria bën të ditur se në vijim do të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, i cili do të vendosë mbi masat e mëtejshme për garantimin e mbrojtjes dhe mirëqenies së fëmijëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë