Një ngjarje e rënbdë ka ndodhur këtë të hënë në Elbasan ku një nënë e re 25 vjeçare ka humbur jetën në sallën e lindjes.

 

Sipas informacioneve të para, shtetasja me iniciale R.D. ka sjellë në jetë vajzën e saj e cila fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Por pas lindjes mjeku gjinekolog ka konstatuar se e reja ka pasur aritmi, dhe ka kërkuar ndërhyrjen e mjekut kardiolog.

 

Ndërkohë familjarët e vajzës kanë ngritur akuza ndaj stafit mjekësore, duke u shprehur se mjeku kardiolog është vonuar një orë dhe nuk ka mundur ta shpëtojë.

 

Ndërkohë nga spitali dhe as nga policia nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *