Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha: Folëm për...

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb njeriun e...

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një sulm me...

“Dhashë maksimumin”, italiani që Maradona e shihte si pasardhësin...

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në Durrës, nën...

PD përkujton Azem Hajdarin 28 vite pas vrasjes, Noka:...

Një pasues i mundshëm! Kush do vazhdojë në krye...

Beteja e fundit për ish-krerët e UÇK! Rama: Liri...

Policia greke në këmbë! Publikohet foto e shqiptarit që...

Kartoni i zi mbërrin në futboll! Vendimi i pazakontë

Negociatat/ Spiropali: Do vazhdojmë të bëjmë detyrat

19 Tetor 15:46

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shprehur keqardhje për mungesën e vendimit të Këshilli Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

 

Në një postim të gjatë në Facebook, Spiropali teksa rendit të gjitha qëndrimet e liderëve ndërkombëtarë hedh akuza edhe në drejtim të kreut demokrat Lulzim Basha e ish-kryeminsitrit Berisha të cilët, sipas saj, kanë mbështetur qëndrimin e presidentit të Francës Emmanuele Macron.

 

“Ka një keqardhje dhe zemërim të kuptueshëm mbarëkombëtar dhe mbarëevropian lidhur me mungesën e vendimit të Këshillit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Supergruaja e Evropës, Angela Merkel, e cila udhëhoqi personalisht frontin pro Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, siguroi se Gjermania do insistojë të bëhet më e mira në raport me dy vendet ballkanike. Kryeministri i Italisë Conte foli për historinë otomane dhe komuniste si dy përcaktuese fatkeqe të ndarjes së rajonit nga Evropa dhe e quajti vendimin e djeshëm një gabim historik. Ishte prekesë ta dëgjoje kryeministrin e Italisë mike duke na bërë të rindjejmë mallin tonë të kahershëm për Evropën. Duke na kujtuar se miqtë e vjetër nuk harrohen kurrë, Kancelarja në detyrë e Austrisë Bierlein deklaroi hapur dhe qartë mbështetjen për të dyja vendet duke shprehur njëkohësisht zhgënjimin me mungesën e vendimit dhe dritëshkurtësinë e dëshmuar të përgjegjësve të këtij akti të gabuar. Reagimi i fortë i Departamentit Amerikan të Shtetit shprehu zhgënjimin mbi këtë vendim të padrejtë duke provuar kështu se Amerika do vazhdojë të jetë gjithmonë aleatja jonë strategjike për të zbrapsur cilëndo forcë që do i duket se me këtë rast u bë deti kos dhe do mundohet të përfitojë. Reagime vazhdojne varg, Eduard Kukan, një i djathtë i dëshmuar i Parlamentit Evropian, njohës i mirë i Shqipërisë dhe ndërlikimeve tona politike, shprehu neverinë dhe indinjatën për atë që e quajti sabotim dhe papërgjegjshmëri të Francës dhe Macron për procesin e zgjerimit. Presidenti i Këshillit Tusk bëri luftë deri në fund dhe vazhdon t’i japë inkurajim Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut se rrugëtimi ynë i përbashkët vazhdon. Presidentja e zgjedhur e Komisionit, gjermanja Ursula von der Leyen, Presidenti aktual Juncker e konsideruan gabim historik mbajtjen pezull të dy vendeve, Komisioneri Hahn shkoi me larg duke deklaruar se të dy vendet i mbajtën premtimet e tyre, ndërsa Këshilli dështoi për shkak të problemeve të brendshme. Prekëse të shohësh sa shumë mbështetës në BE dhe jashtë saj ka sot Shqipëria që është më pranë se kurrë kapërcimit të keqkuptimeve historike me Evropën. E në gjithë këtë solidaritet mbarëevropian, pse jo dhe mbarëbotëror, nuk ka si të mos të të vijë keq për një grusht shqiptarësh të papërgjegjshëm si Berisha, Basha, ca lakenj mediatikë dhe ca gënjeshtarë patologjikë të pandershëm dhe të paturpshëm që falenderojnë Macron dhe sulmojnë Komisionin Evropian për mbështetjen, duke fyer dhe lënduar në këtë mënyrë pa asnjë përgjegjshmëri dhe asnjë drojë inteligjencën dhe ndjeshmërinë patriotike të çdo shqiptari. Pavarësisht nga këta shejtanbudallenj qesharakë, ne do vazhdojmë të bëjmë detyrat tona dhe nuk do të ndalemi derisa ta shohim Shqipërinë të çliruar nga këta të pafe e të paatdhe, dhe sigurisht do ta realizojmë ëndrrën kombëtare të shqiptarëve për t’u kthyer në familjan tonë natyrale, Evropën.”

Posted Under:
Vendi
Tagged:
DASH Elisa Spiropali negociata

Nga e njëjta kategori

Viktima Erald Xhejo

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite burg 15-vjeçari, nuk pendohet për krimin

më shumë...

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim edhe një 28-vjeçare

më shumë...

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

më shumë...
Foto ilustruese

Belsh/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, elektricisti 32-vjeçar i OSHEE-së humb jetën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:48

Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha:...

1:25

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb...

1:12

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një...

1:10

“Dhashë maksimumin”, italiani që Maradona e shihte...

Viktima Erald Xhejo
12:57

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet...

12:45

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në...

12:30

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në...

Foto ilustruese
12:04

Belsh/ Ra në kontakt me energjinë elektrike,...

12:02

Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina...

11:43

PD përkujton Azem Hajdarin 28 vite pas...

11:40

Aksident në Himarë, makina përmbyset në mes...

11:19

Një pasues i mundshëm! Kush do vazhdojë...

11:12

Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush...

10:57

Viti i ri shkollor, Hita prezanton masat...

10:52

Beteja e fundit për ish-krerët e UÇK!...

10:43

Policia greke në këmbë! Publikohet foto e...

Foto ilustruese
10:33

I dehur në timon, shoferi i ambulancës...

10:11

Kartoni i zi mbërrin në futboll! Vendimi...

10:09

Aksident i rëndë në Sevaster të Vlorës,...

10:07

Pamjet e aksidentit në Tiranë/ Makina përplas...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina e bashkëpunëto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.