E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Negociatat/ Soreca informon komisionerin Hahn: Fokusi tek reformat

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me komisionerin Johannes Hahn.

 

Takimin e ka njoftuar vetë ambasadori në një postim në Twitter, ndërsa shprehet se e ka informuar komisionerin mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

 

Reklamë

Soreca shton më tej se në funksion të vendimit të tetorit për çështjen e negociatave Shqipëria duhet të vazhdojë të përqëndrohet tek reformat, raporton Vizion Plus.

 

“Kënaqësi të informoja Komisionerin @JHahnEU për zhvillimet më të fundit të situatës politike në #Albania. Në funksion të vendimit të tetorit @EUClaimil për hapjen e negociatave, është thelbësore që të vazhdojë të përqendrohet në ofrimin e procesit të reformës.#EUforAlbania.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë