Subscribe

Holanda, një nga vendet skeptike për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, tashmë renditet ndër vendet që i japin dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave. Kryeministri holandez Mark Rutte, në një konferencë të përbashkët me Edi Ramën në Tiranë, ka treguar arsyet pse pse vendi i tij ndryshoi qëndrimin ndaj Shqipërisë.

 

Ai u shpreh se shpreson që me zgjedhjet në Bullgari të zgjidhet dhe ngërçi me Maqedoninë, duke i hapur rrugë procesit të integrimit për Shqipërinë.

 

“Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë në këto 2 vite në luftën kundër krimit të organizuar. E kemi diskutuar edhe në takimin dypalësh për forcimin e bashkëpunimit. Të gjithëve na duhet të bëjmë shumë punë, por progresi që është arritur në 5 vite e fundit ka qenë aq i madh sa bëri të mundur për ne që të themi “Po”. Ne duam që ky rajon të ketë perspektivën e Bashkimit Europian, sepse jemi miq, fqinjë dhe sepse të tjerët jashtë rajonit mund të kenë të tjera qëllime. Pra ka arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike për ta bërë një gjë të tillë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *