Ish zëvendëministri i Punëve të Jashtme njëkohësisht edhe deputet i PS, Etjen Xhafaj e ka cilësuar 19 korrikun si një ditë të shënuar në historinë politike të vendit.

 

Në një bisedë më moderatorin Aleksandër Furxhi në Vizion Plus, Xhafaj tha se pikërisht kjo dritë jeshile që u dha sot është kërkuar prej 9 vitesh nga qeveria.

 

“Kjo është një ditë e shënuar për shqiptarët, dhe për hisotrinë e shqipërisë një nga ata gurët kilometrikt sepse ne tregon një tjetër stad që ne tashmë e kemi ezauruar por në fakt është dhe ajo që tha kryeministri që ky është fundi i fillimit dhe po futemi në fazën e atij procesit të mirëpërcaktuar.”

 

Për sa i përket mungesës së opozitës në proces deputeti u shpreh se kjo e fundit nuk ka qenë shumë mbështetëse në proceset politike ndër vite duke rikujtuar edhe reformat.

 

“Opozita sot edhe nëpër të gjitha proceset e tjera politike është thellësisht e përcarë mes vetes. Është një opzoitë që kundërshton vetveten edhe për anëtarët në grupet e posacme. Kjo e sotmja ishte një hap i domosdoshëm, konferencë ndërqeveritare dhe delegacioni shqiptar i kishte te gjithë poërfaqësuesit që do të merren me negociatat dhe 35 kapitujt. Opozita fatkeqsisht nuk ka qenë gjithmone mbështetëse e tejkalimit të pengesave të cilat janë sjellë përpara Shqipërisë. Kemi patur një periudhe të gjatë që janë bërë një sërë reformash dhe ka patur kundërshti.”

 

Pyetje: A është e drejtë të thuhet se opinioni ka një arsye për të qenë optimist se nga dita e sotme qeveria në Shqipëri do të ketë një monitorim mbi kokë përveç asaj të opzitës?

 

“Është ajo që qeveria ka kërkuar prej 9 vitesh. Pra ajo që kemi kërkuar në vazhdimësi, dhe veçanërisht edhe kryeministri Rama është ndezja e kësaj dritës në fund të tunelit. Duke parë objektivin final se ku do të arrijmë kemi një përpjekje më të madhe për të arritur atje sepse e kupton që është një çështje distance. Maxhoranca e ka këkuar nga dita e parë, ne duam të vihemi përball organeve të BE sepse duam të ecim përpara. Ne jemi në një kohë atipike ku kemi një konfikt në mes të Europës ka sjellë shumë gjëra të ndryshojnë. Ne nuk mund të shkojmë përpara duke menduarse cfarë do të ndodhë nëse kthehemi mbrapa. Ne kemi vazhduar të punojmë pavarësisht negociatave dhe pa menduar për kthimin mbrapa”– tha ish-zv.Ministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *