Subscribe

8 muaj para zgjedhjeve parlamentare, socialistët mendojnë se bashkëpunimi politik me aleatët strategjik në koalicionin qeverisës do të vazhdojë. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, nuk sheh rrezik që partnerët politikë të lëvizin djathtas. Balla i bëri komentet pas takimit që pati me përfaqësues të partive aleate, ku diskutoi mbi reformën zgjedhore. Zyrtari socialist hodhi poshtë mundësinë e ndryshimit të sistemit elektoral. I pyetur nëse ekzistojnë hapësirat për bashkëpunim me partinë e ish-kolegut Ben Blushi, Taulant Balla jo pa ironi tha se spektri politik shqiptar është shumë i madh, ka parti dhe partiza.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *