Në Voskopojë është thuajse e pamundur të gjesh një vend akomodimi ashtu siç është e vështirë të gjesh edhe një vend parkimi për makinën për shkak të fluksit të madh të pushuesve. Ka prej atyre që vijnë për herë të parë në këtë fshat ashtu siç ka të tjerë që rikthehen pas shumë vitesh.

 

Jam nga Kavaja. Vij për herë të parë dhe po më pëlqen shumë. Përshtypje më bëjnë këto shtëpizat që janë me të njëjtin model. Kemi ardhur për borën dhe për ski. Erdhëm për ta shëtitur dhe për ta parë. Nuk jemi mësuar me temperaturat me minus, por për dy-tre ditë e përballojmë me kënaqësi.

Po ja kalojmë shumë mirë, është ftohtë, por bukuria nuk njeh të ftohtë. Vijmë për herë të parë. Na la mbresa shumë të bukura, mikpritës, vendi, edhe ka borë, është shumë i ngrohtë.

 

Ndërsa ata që rikthehen nuk kanë gjetur asnjë gjurmë nga Voskopoja, që kanë lënë. Në Voskopojë të gjithë duan të kenë një bujtinë ndaj dhe për këtë fshati çdo ditë merr një pamje ndryshe. Banorët janë orientuar te gjithë nga turizmi. Çdo shtëpi është përshtatur tashmë në një bujtinë ndërkohë që shtohet numri i bareve, restoranteve dhe hoteleve.

 

Viti pas viti fshatit duket sikur po i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm i Voskopojës me 35 mijë banorë në fund të shekullit 17, të akademisë, shtypshkronjës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *