27-vjeçari Mehmet Qema u vra gjatë një loje me armë, teksa ndodhej në tavolinë me shokët e tij.

 

Një prej tyre, Blerim Hoti, ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së rëndë, të ndodhur në lagjen “5 Maji” në Tiranë para disa ditësh.

 

Në “Instagram”, ai ka publikuar një foto me të gjithë shokët, ku bën pjesë edhe Mehmet Qema.

 

Foton Hoti e shoqëron me mbishkrimin: “Nuk na intereson çfarë thonë të tjerët, ne jemi vëllezër”.

 

Blerim Hoti është lënë në arrest shtëpie pas vrasjes së Qemës, ndërsa Marjus Dema ndodhet në burg.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *