Ju kanë munguar emocionet e një shfaqje në teatër? Edhe pse në kushte pandemie në muajin shtator do të rikthehet për të 7- vit radhazi festivali mbarëkombëtar i komedisë ”KoKo Fest”.

Përgatitjet kanë nisur prej ditësh në qytetin juglindor  dhe pritet të prezantohen për publikun 5 shfaqje, të cilat do të zhvillohen ne 3 ambiente të ndryshme publike. 

Sipas aktores, njëkohësisht edhe drejtore e teatrit Andon Zako Çajupi,Zamira Kita, Korça  këtë vit do të prezantohet me komedinë “Pas vdekjes”  të  cilës i është përshtatur ambienti i Mësonjëtores së Parë Shqipe.

Me pjesëmarrjen e aktorëve nga Korça, Shkodra,Tirana, Durrësi dhe Tetova, ky festival edhe këtë vit do te vije si një garë, ku trupat do të marrin mime dhe vlerësime nga një juri,me emrat më të spikatur të skenës shqiptare.

Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “Koko Fest”,do të shfaqet për ditë me radhë në qytetin juglindor duke zbatuar rregullat e COVID-19. Synimi i tij është të përcjellë mesazhin e vijimit të jetës artistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *