Subscribe

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Samitin e Klimës në Baku, Azerbajxhan ku po marrin pjesë liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë të tjerë nga 200 vende të botës. Fokusi i samitit është parandalimi i ngrohjes globale, por edhe pasojat e saj vdekjeprurëse.

Shefi i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria është një vend me prodhim 100% me energji të ripërtëritshme, por ndotësit më të mëdhenj të botës vijojnë punën. Ai theksoi se emetimet e karbonit janë rritur në krahasim me vitin e kaluar kur është mbajtur Samiti i Klimës dhe shtoi se në vend të fjalëve, duhen ndërmarrë veprime konkrete.

Rama gjithashtu tha se ajo që po ndodh sot në Ervropë dhe botë nuk lë shumë vend për optimizëm. Ai gjithashtu nuk la pa përmendur as të kaluarën e vendit tonë, periudhën kur vendi ka qenë i izoluar nga pjesa tjetër e botës, ndërsa sot është e bekuar me shoqërinë e Bashkimit Evropian.

Edi Rama: Jeta vazhdon me zakonet e vjetra dhe fjalimet e mbushura me fjalë të mira për të luftuar ndryshimet klimatike që nuk ndryshojnë asgjë. Edhe më keq, ashtu siç Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e theksoi dje, emetimet e karbonit janë rritur nga COP-i i vitit të kaluar. Në vend që të rriten dhe objektivat ambicioze po shtohen edhe një herë në një botë, që gjithnjë e më shumë është e çoroditur dhe thellësisht e ndarë. Vij këtu nga një vend i vogël në mes të Evropës, Shqipëria ku jemi krenar që kemi prodhim 100% me energji të ripërtëritshme. Po çfarë nënkupton për të ardhmen e botës mëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë punën e tyre si përherë?

Larg qoftë t’i jap leksion ndonjërit duke qenë se në fund të fundit jemi mësuar që të na bëjnë leksione, jo tu bëjmë ne të tjerëve, por ajo që po them është çfarë dreqin po bëjmë në këto mbledhje njëra pas tjetrës, nëse nuk ka vullnet të përbashkët politik në horizont për të shkuar përtej fjalëve dhe për tu bashkuar me veprime kuptimplota. Disa aktorë të mëdhenj dhe të vegjël e bojkotuan këtë ngjarje vjetore. Çfarë do të thotë kjo? Për një kohë të gjatë ne shqiptarët jetuam nën mallkimin e një historie mizore që na la në izolim të plotë, pa liri lëvizjeje dhe pa shpresë për të ardhmen. Së fundmi jemi të bekuar me shoqërinë e Bahskimit Evropian dhe për herë të parë në historinë tronë. Liritë, të drejtat individuale, ëndrrat dhe shpresat janë bërë pjesë e jetës tonë. Por ajo që po ndodh në Evropë dhe në botë sot nuk lë shumë hapësirë për optimizëm edhe pse optimizmi është e vetmja mënyrë mbijetese që njohim ne shqiparët.

Liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë të tjerë nga 200 vende të janë mbledhur në Azerbajxhan për të ndjekur punimet e konferencës së kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike. Nga Shqipëria, ka mbërritur për vizitë dy ditorë në Baku edhe kryeministri Edi Rama. Fokusi i samitit do të jetë se si të parandalohet ngrohja globale, por edhe pasojat e saj vdekjeprurëse.

Në këtë konferencë dyjavore pritet të adresohen përkushtimet financiare për shtetet e varfra që janë prekur nga valët e të nxehtit, stuhitë dhe përmbytjet, dhe që intensiteti i tyre është rritur për shkak të ndryshimeve klimatike. Shtetet në zhvillim dhe organizatat për ambientin presin nga  vendet e pasura që të mobilizohen për të ndarë të paktën 1 trilion dollarë në vit.

Për të financuar këtë rritje, aktivistë për klimën janë duke propozuar rritjen e taksave për të pasurit, si dhe vendosjen e taksave shtesë për nxjerrje të qymyrit, naftës dhe gazit. Organizatat joqeveritare shqetësohen se samiti i njohur si Konferenca e Palëve do të mbetet në hije nga fitorja e Donald Trumpit si president amerikan. Pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2016, ai pati urdhëruar largimin e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *