“Në shpresë të Ramës”/ Kundërshtarja e Lukashenkos takohet me politikanet italiane

“Shumë prej tyre më kanë kërkuar të vetëshpallem Presidente, por unë vendos Bjellorusinë në vend të parë”, u shpreh Svetlana Tikhanovskaya, kundërshtarja kryesore e presidentit të Bjellorusisë, Lukashenko.
Ajo ka zhvilluar dy orë bisedë me politikanet italiane Lia Quartapelle dhe Laura Boldrini. Liderja Bjellorus u konfirmoi deputetëve italianë se dëshironte të mbante hapur kanalet me Moskën.
Një rol protagonist në gjetjen e një dialogu mes qeverisë bjelloruse dhe përfaqësuesve të opozitës luan edhe OSBE. “Lukashenko nuk i përgjigjet telefonit të askujt, përveç Putinit. Shpresa qëndron tek kryeministri Edi Rama, (kreu i OSBE-së), nëse do të jetë në gjendje që të flasë me të gjatë ndeshjes mes kombëtares shqiptare dhe asaj bjelloruse, e cila do të luhet në Minsk me 4 shtator.




