Shtyhet senaca gjyqësore për Alfred Belerin më datën 24 tetor.

 

Shkak u bë zëvendësimi i gjyqtares Etleva Deda me Flora Hajredinaj.

 

Kjo e fundit kërkoi kohë të njihej me dosjen në ngarkim të Belerit e Pandeli Kokaveshit.

 

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, pasi u kap duke dhënë para në këmbim të votave.

 

Që pas arrestimit të tij, Athina zyrtare ka bërë një sërë reagimesh, duke kërkuar që Beleri të lirohet e të kryej betimin për marrjen e detyrës, por deri më tani kjo gjë nuk është pranuar.

 

Greqia madje ka “kërcënuar” edhe me bllokim të negociatave në BE nëse Beleri vijon të mbahet në qeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *