E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Në pritje të telefonatës Trump-Putin, Shtëpia e Bardhë: Nëse Rusia s’është gati për paqe me Ukrainën, atëherë kjo nuk është lufta jonë!

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve J.D. Vance, gjatë një njoftimi në Shtëpinë e Bardhë, tha  se “nëse Rusia nuk është e gatshme të ecë përtej gabimeve të bëra në të kaluarën, atëherë kjo nuk është lufta jonë”.

Përpara telefonatës së ardhshme të Trump me Putinin, zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance ka thënë se Uashingtoni e pranon se ka një “ngërç” në bisedimet lidhur me luftën në Ukrainë.

Reklamë

“Mendoj se Trump do t’i thotë Presidentit Putin: ‘Dëgjo, a je serioz? A je i sinqertë me këtë?'” u tha Vance gazetarëve në bordin e Air Force Two, ndërsa përgatitej të nisej nga Italia.

“Putini nuk duket se e di tamam si të dalë nga lufta në Ukrainë”, tha Vance, shkruan BBC.

“Është lufta e Joe Biden, është lufta e Vladimir Putinit. Nuk është lufta jonë. Ne do të përpiqemi ta përfundojmë”, shtoi ai.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pritet të bisedojë sot me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, në kuadër të një nisme të re nga Shtëpia e Bardhë për të betonuar një armëpushim në luftën në Ukrainë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë