E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Në pranga për drogë/ Shqiptari nxjerr paundët, tenton të korruptojë policinë britanike

Policia në Britaninë e Madhe arrestoi një 25-vjeçar shqiptar, Anisi Hemollari. Mediat britanike shkruajnë se ai u prangos si i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike.

 

I riu shqiptar kishte marrë një apartament me qira, për të cilin kishte paguar 6.438 paund, për ta kthyer në një ambient ku kultivohej kanabisi.

 

Reklamë

Në momentin e arrestimit, ai tentuar të korruptojë efektivët e policisë, duke iu ofruar 7 mijë paund. Por ata nuk e pranuan diçka të tillë dhe Anisi Hemollari u përball me autoritetet, duke u dënuar me 18 muaj burg.

 

Shqiptari pretendoi para gjykatës se është përdorur nga një bandë trafikimi për të marrë me qira pronën dhe për të ujitur bimët. Policia britanike u vu në lëvizje për prangosjen e tij pasi u ankuan fqinjët për erën e rëndë të kanabisit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë