E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Në pranga dy hajdutët serialë, ishin në “arrest shtëpie” në Tiranë, por shkuan në Vlorë të vidhnin banesa

Policia e Vlorës ka arrestuar dy hajdutë, të cilët ishin nisur nga Tirana drejt qytetit bregdetar me synim grabitjen e banesave dhe bizneseve. Agron Goxhaj, 48 vjeç, dhe Andi Hasani, 46 vjeç, të dy banues në kryeqytet, janë kapur në flagrancë, teksa po tentonin të hapnin derën e një shtëpie në lagjen “Bashkimi”.

Dyshja kishte udhëtuar drejt Vlorës duke marrë me vete edhe mjetet dhe pajisjet e posaçme për hapjen e bravave dhe kasafortave.

Operacioni i koduar “Again” u finalizua pas informacioneve operative se dy persona me precedentë për vjedhje ishin në Vlorë dhe po planifikonin grabitje.

Policia i ka ndjekur dhe i ka kapur në flagrancë, pikërisht në momentin kur po tentonin të hynin në banesë. Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është fakti se të dy ishin me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur për një tjetër vjedhje.

Reklamë

Pak kohë më parë, Goxhaj dhe Hasani ishin arrestuar në Tiranë për një vjedhje spektakolare. Ata kishin hyrë në banesën e një punonjësi policie në zonën e Porcelanit dhe kishin marrë kasafortën. Brenda saj kishte para, bizhuteri dhe një pistoletë. Por, kur hajdutët panë armën, u trembën dhe vendosën të riktheheshin për të lënë pas kasafortën dhe armën.

Ishte pikërisht ky rikthim që i ekspozoi. Policia kishte marrë njoftimin për vjedhjen dhe, kur dyshja u kthye në banesë, efektivët i kapën.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë