E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Në piramidën 17 të kufirit të Shqipërisë”/ Meta përshëndet me një tjetër video nga Sheleguri

Presidenti Ilir Meta ka publikuar pasditen e së premtes një video, teksa ngjitet në malin e Shelegurit në Kolonjë.

Kreu i qeverisë ka përshëndetur ndjekësit e tij në “Facebook”, ndërsa shkruan se ndodhet në “piramidën 17 të kufirit të Republikës së Shqipërisë”.

“Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë të jep një kënaqësi të paparë. Përshëndetje nga piramida 17 e republikës së Shqipërisë. Po pa arratisje”, dëgjohet të thotë Meta në videon e shpërndarë.

Gjithashtu, ai publikoi më herët edhe një video, ku shfaqej në një  varkë dhe uronte shqiptarët për një fundjave të bukur.  

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/3194025490650425/?t=5

Vazhdo të lexosh

Reklamë