Me nofkën “Ujku Polar”, burgu ku opozitari rus Alexei Navalny ndërroi jetë ndodhet mbi Rrethin Arktik dhe përshkruhet si një “koloni e regjimit të veçantë”, me temperaturat në rajon që bien deri në -30C në dimër.

Është aq shumë në periferi të qytetërimit, saqë e bën pothuajse të pamundur për vizitorët që të arrijnë atë vend.

Lexo edhe :

Related Posts

Navalny u transportua në burg nga qelia e tijei mëparshme në koloninë Melekhovo, afërsisht katër orë larg Moskës, ku ai kishte vuajtur një dënim dy-vjeçar.

Gjatë kohës së tij në burg ai vuante nga probleme shëndetësore, ndoshta si pasojë e helmimit me Novichok, për të cilin kishte kërkuar trajtim në Perëndim.

Duke raportuar dhimbje të shpinës, dhimbje stomaku dhe mpirje në këmbë, politikanit të opozitës iu mohua aksesi në dosjet mjekësore, ilaçet dhe i nënshtrohej kontrolleve çdo orë gjatë natës.

Më 22 janar, ai shpjegoi se si gardianët e burgut i zgjonin shpesh të gjithë në orën 5 të mëngjesit për të luajtur himnin kombëtar rus.

“Dhe menjëherë pas kësaj – kënga e dytë më e rëndësishme në vend: “Ya Russky” e Shamanit”, kishte treguar ai, një këngë që përkthehet në “Unë jam rus” dhe është bërë një himn jozyrtar i Vladimir Putinit.

Megjithatë, humori dhe karizma e tij ishin ende të dukshme në dhjetor, kur ai dha një pasqyrë të udhëtimit 1,930 km nga Melekhovo në Kharp.

“20 ditët e transportit tim ishin goxha rraskapitëse, por unë jam ende në humor të mirë, siç i ka hije një babagjyshi”, tha ai me shaka. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *