Një person rrëzohet nga kati i katërt i një pallati dhe bie mbi tarracën e një objekti që ndodhet në kat të parë.

 

I dëmtuari P. H mësohet se është vetëhedhur nga dritarja e banesës së vajzës së tij, në kushte të rënduara psikologjike pasi dyshohet se vuan nga depresioni.

 

Zjarrfikësja dhe policia bënë të munduar marrjen e të dëmtuarit, i cili sipas bluve të Korçës është në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Korçë/Informacion paraprak

 

Më datë 03.02.2023, rreth orës 07:46, në lagjen nr. 18, Korçë, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit (ku banon vajza e tij) shtetasi P. H., rreth 75 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Shërbimet e ambulancës, zjarrfikëses dhe policisë ndodhen në vendngjarje. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra rezulton se 75-vjeçari, vuan nga depresioni.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *