Në kërkim për vrasje e vjedhje me armë, 3 shqiptarë ekstradohen drejt Italisë

Tre shqiptarë të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane do të ekstradohen në drejtim të shtetit fqinj.
Sipas policisë në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, është bërë i mundur ekstradimi I shqiptarëve të cilët akuzohen për vjedhje, vrasje dhe trafik narkotikësh.
Të ekstraduarit janë; S. T., alias V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
E., alias K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprën penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
K., 37 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Brescias në Itali, më datë 19.01.2018, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Arrestimi i këtyre tre shtetasve është bërë në Shqipëri me qëllin ekstradimi drejt Italisë.




