Specialistët e Interpol Tirana kanë ekstraduar nga Franca një 20-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë.

 

20-vjeçari është me inicialet K.F (V), lindur në Peshkopi, Dibër.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

20 vjeçari në bashkëpunim me vëllain e tij, pranë ish-degës ushtarake në Peshkopi, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonin shtetasit A.M ., dhe A.A., ku si pasojë mbeti i plagosur rëndë shtetasi A.M.

 

Kapja e këtij shtetasi u bë falë marrjes së informacionit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër për vendodhjen e tij në Francë, dhe shkëmbimit në kohë të informacionit mes specialistëve të Interpol Tirana me Policinë Franceze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *