E diel, 18 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Në kërkim nga Kosova për dy vepra penale, arrestohet në Portin e Durrësit 25-vjeçari, tentoi të hynte me dokumente false

Një 25-vjeçar, i cili tentoi të hynte në Shqipëri përmes Portit të Durrësit me dokumente të falsifikuara është arrestuar. I riu ishte në kërkim nga autoritetet në Kosovë për 2 vepra penale.

Sipas njoftimit të policisë në pranga ra shtetasi kosovar, Sh. M., 25 vjeç.

Reklamë

Ai ka paraqitur në sportel, një pasaportë dhe një kartë identiteti, të dyshuara false (me gjenealitete të tjera).

Më tej, nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, rezultoi se 25-vjeçari ishte në kërkim nga Gjykata e Mitrovicës, për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe për plagosje të lehtë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë