Subscribe

Ky është Erlin Nuhellari, 26-vjeçari shqiptar ne ndjekje te te cilit eshte vene policia gjermane, si pjese e nje grupi trafikantesh droge. 6 shqiptare te tjerë te moshës nga 19-33 vjeç u arrestuan pas kontrolleve ne disa apartamente, por Nuhellari arriti t’i shpëtonte forcave te policisë ne Lybek. Ai ka arritur te hidhet nga kati i dyte i nje ndërtese nga nje lartësi prej 4 metrash.
Përveç Nuhellarit, korrierit te drogës, sipas mediave gjermane policia nuk ka mundur te gjeje as lenden narkotike te llojit kokaine, qe ai e kishte humbur gjate arratisjes. Fotoja e te kërkuarit eshte shoqëruar me te dhena per fizikun dhe veshjen e tij. Gjithashtu është kërkuar edhe ndihma e publikut qe nese do te kete informacione rreth tij t’i raportoje ato ne departamentin e policisë ne Lybek, apo ne stacione te tjera policore.
Gjate operacionit te zhvilluar ne Gjermani, mësohet te jene sekuestruar disa kg kokaine, nje sasi parash cash, tre automjete dhe disa aparate celulare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *