Subscribe

Në Pikën Kufitare të Kapshticës, ndonëse Greqia ka lejuar lëvizjen pjesërisht, nuk ka asnjë mjek epidemiolog.

 

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë doganore kanë hyrë më shumë se 950 persona. Por pavarësisht shifrave të larta të emigrantëve që vijnë për të kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për kontroll shëndetësor.

 

Siç shihet edhe nga pamjet, emigrantët, pasi kryejnë procedurat pranë sporteleve doganore vazhdojnë lëvizjen lirisht drejt destinacioneve të tyre, ndërsa nuk u matet as temperatura.

 

Edhe pse në kohë pandemie, autoritetet shqiptare në ndryshim nga ato grekë duket se e kanë neglizhuar totalisht situatën.

 

Mësohet se mjekët në këtë pikë doganore mungojnë që në momentin e parë që Greqia vendosi të bllokojë lëvizjen e qytetarëve në Kapshticë.

 

Ndërkohë, në pikën kufitare të Kakavijës ka vetëm infermierë, ndërsa mungojnë mjekët epidemiolog. Gjatë orëve të fundit nga kjo pikë doganore kanë hyrë rreth 1500 emigrantë dhe kanë dalë 500 të tjerë.

 

Dhe pse Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë masa të vazhdueshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit, në pikat kufitare këto masa nuk gjejnë zbatim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *