Berat Gjimshiti ka hyrë në historinë e Atalantës, duke bërë krenarë gjithë shqiptarët, pasi një natë më parë në Dublin ishte ai i pari i shqiptar që ngre në ajër një nga trofetë më të rëndësishëm të futbollit Europian, dhe këtë e bëri si kapiten.

“Muri” kuqezi ka zbuluar se para ndeshjes ai dhe disa bashkëlojtarë të Atalantës të cilët tashmë konsiderohen si veteranë thanë se ata janë looser (humbës) pasi kishin humbur tre finale më parë, por atë më të rëndësishmen do ta fitonin.

Ky trofe nënkupton jashtëzakonisht shumë për ne. Ne të grupit të vjetër jemi ata që kanë humbur tre finale. Para ndeshjes pamë njëri-tjetrin duke thënë “Jemi me të vërtetë “looser” (humbës), kemi humbur tre finale dhe nuk mund të humbasim edhe të katërtën”. Fituam atë më të rëndësishmen dhe tani nuk na intereson asgjë për ato tre më përpara”, ishin fjalët e Gjimshitit pas ndeshjes. Nuk është rastësi që pas ndeshjes, një nga postimet e klubit ishte me Gjimshitin dhe grupin e vjetër të lojtarëve të Atalantës si De Run (345 ndeshje), Toloi (294 ndeshje), Hateboer (244 ndeshje) dhe Pasalic (249 ndeshje) duke festuar me trofeun“, tha Gjimshiti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *