Subscribe

Rreth 3000 persona aplikuan fundjavën që lamë pas në bashkinë e Durrësit për grantet e rindërtimit. Ndonëse në kohë pandemie, grumbullimet nuk u shmangen.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako thotë se ka qenë e vetëdijshme për numrin e lartë të kërkesave të bëra nga qytetarët, por nuk jep një shpjegim se pse autoritetet nuk ndërhynë për të evituar radhët.

 

EMIRIANA SAKO

KRYEBASHKIAKE E DURRESIT

 

Patëm shumë kërkesa nga qytetarët e Durrësit se kanë qenë jashtë Shqipërisë. Të detyruar nga këto kërkesa i bëmë një shkrese Ministrisë së Rindërtimit. Pastaj vjen konfirmimi nga ta dhe bëmë të mundur çeljen e programit për të bërë të mundur për qytetarët, të cilët nuk kishin mundësi.

 

Sa i takon ecurisë së rindërtimit, kryebashkiakja Sako shpjegon se puna është përqendruar tek objektet me shkallë dëmtimi DS4.

 

Për DS4 kemi bërë aplikimet e para në Ministrinë e rindërtimit për gjashtë projekte që na janë konfirmuar. Po ecim me hartimin e projekteve të tjera. Jemi fokusuar në objekte, të cilat kanë shumë familje. Siç është ai i Jedes ai i Shkozetit me shkalle demi DS4. me përfundimin e projekteve do çelim garën

 

Nga ana tjetër janë lidhur edhe kontratat për nisjen e punimeve në dy lote të tjera të qytetit të Durrësit.

 

Në janar mbyllim kontratat që kemi nisur. Gjithashtu kemi filluar dhe dy lote të tjera, të cilat sapo kemi lidhur kontratat një lagje në Durrës në rajonin numër tre dhe gjysma e zonës se plazhit, e cila kishte mbetur pa filluar punë.

 

Në total janë 103 pallate që janë klasifikuar me shkallë dëmi DS4, ndërsa vazhdon puna për riparimin e të gjithë objekteve të prekura nga lëkundjet sizmike të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *