E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Në janar nis ndërtimi i bazës ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë

Në janar të vitit 2022, do të nisë ndërtimi i bazës ajrore të Kuçovës.

 

Lajmi u dha nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ndërsa ka njoftuar edhe vendimin që është marrë për familjet që preken nga shpronësimet. Ai siguroi se ata do të shpronësohen sipas vlesës së tregut dhe pa ssnjë vonesë.

 

“Në ditë e para të janarit do të vendosim guri e parë të bazës taktike të Kuçovë, bazë taktike e NATO-s. Një vendim i mirë dhe për familjet që preken nga shpronësimet sepse dua t’i siguroj që do shpronësohen sipas vlerës së tregut dhe pa asnjë vonesë. Ky është një zhvillim, mbi 50 mln euro investim, punësim për të gjithë zonën për rreth. Është lajm i mirë për sigurinë e rajonit pasi do kemi bazë taktike ajrore të NATO-s që do të thotë siguri për sot dhe për nesër. Pas përfundimit të shpronësimeve do fillojmë punën për ndërtimin e bazës ajrore të Kuçovës”, deklaroi ministri.

Më shumë video

Reklamë