Këshilli i Larte i Prokurorisë mbyll garën per kryeprokuror. Zyrtarisht emrat garues per ketë post me mandat 7 vjeçar, janë prokurori i krimeve te renda Olsian Çela, prokurorja e apelit Tirane Fatjona Memçaj, avokati Lulzim Alushaj, si dhe kryeprokurorja ne detyre, Arta Marku. Brenda 45 ditëve, këshilli i larte i prokurorisë do te beje vlerësimin e kandidaturave ne baze te kritereve te përcaktuara ne kushtetute dhe nga vete KLP. Me pas do te behet renditja e 3 kandidateve. Emrat e tyre do t’i dorëzohen kuvendit per tu hedhur ne votim. Kandidatit fitues për postin e kryeprokurorit i duhen 84 vota.
Në garë për kryeprokuror Olsian Çela, Fatjona Memçaj, Lulzim Alushaj dhe Arta Marku
