Subscribe

Garimi në nivele të larta për afro 20 vite as e kanë lodhur dhe as se kanë dehur. Erkand Qerimaj vazhdon të jetë i zakonshmi, kërkues në maksimum ndaj vetes, por me këmbë në tokë përpara aktiviteteve të rëndësishme sikurse është europiani i radhës në Sofje që nis në javën e dytë të muajit shkurt.

“Duke parë rezultatet  e kampionatit botëror dhe grand prix ka qenë gjendje e mirë. Shpresoj që edhe në këtë aktivitet të jemi në lartësinë e duhur për të përfaqësuar denjësisht flamurin shqiptar”, shprehet Qerimaj.

“Gjithmonë diferenca edhe në europian edhe në botëror ka qenë 1-333 kg. synimi gjithmonë aty është për të qenë ndër tre më të mirët… pavarësisht sesi shkon gara, sepse sporti nuk ka gjë të paracaktuar aty është bukura, por ne do t’i bëjmë hyzmetin”, thotë ai.

Shkodrani i njohur, i cili garon vitet e fundit nën siglen e Tiranës, synon objektivat e vitit 2024, i cili është vit olimpik.

“Objektivi më i shpejtë për 2024 është evropiani Sofjes… pastaj është kupa e botës në Tajlandë që është kualifikimi për lojërat olimpike..në 2024 ka shumë aktivitete..e rëndësishme është që çdo ditë dhe ne garë të jap më të mirën dhe të marrim kualifikimin për ne olimpiadë..pastaj edhe medaljet, sepse Shqipëria nuk ka shumë medalje”, thotë sportisti.

Qerimaj thotë se një nga arsyet që e motivon më shumë për të qenë i suksesshëm, tanimë pas dy dekadash nuk është vetëm ambicia për medalje, por të qenit një frymëzim dhe model për tu ndjekur për të gjithë të rinjve e shtangës. Ai megjithatë shton se përtej gjerave shumë të mira që janë bërë dy vitet e fundit, peshëngritja shqiptare ka nevoje për strategji të mirëmenduara.

“Unë mendoj se në dy vitet e fundit kane ndryshu shumë gjera,,,mbështetja nga shteti suporto.., nese merr medalje shpërblehesh më mirë,  por unë mendoj se duhet të ketë pak përmirësim..duhet të mbetem tek pjesa se nga rruga që bën një sportist deri tek medalja…si fillim dhe si shkon jo vetëm moment që arrin tek medalje..duhet të ketë strategji ndryshe që te kemi përsëri kampion..duhet vëmendje gjithë kohen jo vetëm momentin kur fiton..”, shprehet Qerimaj. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *